Bilisht, "Pokeri i fundit"
Dy persona janë arrestuar ndërsa 18 të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë pasi akuzohen për ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit në mënyrë të kundraligjshme.
Në vijim të operacionit të koduar "Basti i fundit", u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: K. K., 29 vjeç dhe A. B., 29 vjeç, banues në Bilisht.
Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për 18 shtetasit e mëposhtëm: E. B., 43 vjeç; K. M., 30 vjeç; Xh. N., 36 vjeç; E. G., 30 vjeç; A. Ç., 30 vjeç; A. Sh., 42 vjeç; A. S., 50 vjeç; K. N., 24 vjeç; M. K., 38 vjeç; K. Xh., 30 vjeç; M. C., 24 vjeç, banues në Bilisht; R. Ç., 39 vjeç dhe R. M., 20 vjeç, banues në fshatin Vërlen, Devoll; A. G., 32 vjeç, banues në fshatin Çipan, Devoll; E. D., 29 vjeç, banues në fshatin Dishnicë, Korçë; Zh. L., 33 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, Korçë; J. S., 48 vjeç dhe M. R., 34 vjeç, banues në Pogradec, njofton policia.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma parash dhe 5 pako me letra bizhozi që përdoreshin për ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.
