Maliqi: E majta ka probleme brenda saj, Rama e Veliaj duan ti marrin karrigen njëri-tjetrit

Lefter Maliqi në një intervistë për RTV Ora deklaroi se e majta ka probleme brenda saj jo vetëm mes socialistëve, por tha ai dhe ndaj kryeministrit Rama e kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj.

"Bashkia e Tiranës, kandidati apo kryetari aktual, ka probleme brenda të majtës, jo vetëm ndaj socialistëve të zhgënjyer.

Atë e mban në detyrë Sorosi i vogël dhe i bën presion Ramës. Mos kujtoni se këta të dy shkojnë me njëri-tjetrin.

Duket sikur shkojnë. Kërkojnë ti marrin karrigen njëri-tjetrit kurse kryetarët e bashkisë të opozitës kërkojnë të jenë administratorë kryeqytetit dhe qytetarëve të Tiranës," tha ai.