Shpërthimi në Stamboll, Begaj: Pranë Turqisë, dënojmë aktet që cënojnë njerëzit e pafajshëm
Nga Ora News Përditësimi i fundit 13 Nëntor 2022, 19:19
Presidenti i vendit Bajram Begaj ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave në mesazhin e tij në Twitter.
Ai dënoi çdo akt që synon cënimin e njerëzve të pafajshëm dhe deklaroi se Shqipëria është krah Turqisë në këtë tragjedi.
"Lutjet tona janë për familjet e viktimave dhe të plagosurve nga shpërthimi vdekjeprurës në Stamboll, këtë pasdite. Të tronditur nga kjo tragjedi, ne qëndrojmë pranë Turqisë dhe dënojmë çdo akt që synon cënimin e njerëzve të pafajshëm!" shkruan presidenti Begaj.
Our thoughts and prayers are with families of victims and injured persons of the deadly explosion in #Istanbul this afternoon. Shocked by this tragedy, we stand close to Türkiye and condemn any act aimed at harming innocent people.
— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) November 13, 2022
