Karsdorp, tifozët e Romës kërkojnë të “sqarohen” poshtë shtëpisë

Jose Mourinho e cilësoi fajtor për barazimin në fushën e Sassuolos duke i kërkuar largimin nga skuadra e Romës në merkaton e janarit, ndërsa tifozët verdhekuq shkuan edhe më tej, ata i ngritën pritë në pjesën e jashtme të shtëpisë.

Holandezi Rick Karsdorp po kalon një moment negativ me fanellën e ekipit kryeqytetas sepse trajneri e akuzoi për “tradhëti” ndaj skuadrës, ndërsa i tillë është edhe për tifozët. Ata kërkuan konfrontim me 27-vjeçarin që sigurisht nuk ka pranuar të takohet dhe të sqarohet me ta pasi një gjë të tillë e ka bërë me trajnerin dhe klubin.

Topi kalon në këmbët e lojtarit që duhet të marrë një vendim pasi interesimi për të nuk mungon. Juventus e konsideron një lojtar të vlefshëm dhe bardhezinjtë mund të lëvizin në merkaton e dimrit për ta afruar në Torino.