Chelsea humbet me Brojën titullar, Potter nuk reziston në Newcastle

73 minuta dhe një tjetër ndeshje titullar por Armando Broja nuk arrin të zhbllokohet ndërsa Chelsea regjistron një humbje tjetër që e penalizon jo pak në kampionat.

Skuadra e shqiptarit e mbyll vitin me një disfatë të hidhur në “St. James Park” ku Newcastle triumfoi me golin e Willock dhe u ngjit në vendin e tretë të Premier League për të kompletuar një 2022 fantastik dhe me objektiv të qartë, tonën Champions.

Ndërkohë, Chelsea zbret në vendin e tetë me 21 pikë dhe hyn në një cikël minikrize rezltatesh që rrezikojnë ta lenë jashtë kompeticionit.

Shikoni ndeshjen e Brojës;