Drejtori i Corriere Dello Sport, Ivan Zazzaroni zbulon në Ora News të ardhmen e trajnerit Reja: Futbolli shqiptar po shpërthen

Drejtori i "Corriere Dello Sport", Ivan Zazzaroni flet në një Intervistë eksluzive për "Ora Sport". Gazetarja Alba Kepi e pyeti gazetarin e njohur italian për disa tema interesante, përfshirë edhe stolin kuqezi ku Edi Reja për përgatitet të largohet në fund të nëntorit.

Alba Kepi: Drejtor, na ndajnë vetëm pak ditë nga Kampionati Botëror i Fubollit. Mungon në këtë kamipionat Italia. Çfarë po ndodh me futbollin italian?

Ivan Zazzaroni: Mungon dhe Shqipëria apo jo?! Ndodh ajo që për 50 ditë nuk do të kemi kampionat futbolli, nuk do të kemi kupa, nuk do të kemi ndeshje, do të ndjekim Kampionatin Botëror si spektatorë e ky është një fakt i trishtë. Sa i takon vëmendjes publike ndaj këtij eventi të rëndësishëm jam kurioz e kontradiktor. Nga njëra anë jam kurioz se çdo të ndodhë në një kampionat të tillë anomal, që do të luhet në muaj të pazakontë nëntor-dhjetor, në stadiume me ajër të kondicionuar e umidifikatorë. Është një kampionat që nuk respekton kriteret e futbollit, që nuk pasqyron elementët e tij. Ku është parë të luhet futboll në stadiume me klimatizatorë?

Alba Kepi: Po çfarë i mungoi futbollit italian që nuk mundi të jetë pjesë e këtij Botërori?

Ivan Zazzaroni: Mund të them thjesht se i munguan dy penallti të gabuara. Por kjo është reduktive, pasi i mungoi përgatitja, vizioni. U zhgënjyem duke menduar se kishim një kombëtare të madhe. E vërteta është se patëm një skuadër që bëri një Kampionat Europian mjaft të mirë por që nuk është një skuadër e madhe. E na mungoi dhe pak fat, se dy penalltitë e humbura qenë fatale për pjesëmarrjen tonë në Botëror.

Alba Kepi: Drejtor ju kujtuat dhe mungesën e Shqipërisë në këtë Botëror. Çfarë mendoni për zotin Reja, trajneri italian i Kombëtares tonë?

Ivan Zazzaroni: E jo vetëm Reja, por më parë dhe De Biasi, për një kohë dhe pse të shkurtër Panucci. Jemi vende mjaft pranë e vlerësoj një rritje të futbollit shqiptar. Kam miq të mirë disa futbollistë shqiptarë e kosovarë si Behrami që sot bën komentatorin sportiv. Edy Reja një person i mrekullueshmë e mjaft kompetent në futboll, është në mbylljen e një cikli të karrierës së tij. Mendoj se do të jetë një lamtumirë konsensuale mes tij dhe Federatës Shqiptare të Futbollit. E se po mendohet ndërrimi i tij, të paktën me aq sa dimë.

Alba Kepi: Në Itali luajnë dhe mjaft futbollistë të rinj premtues me origjinë shqiptare. A keni preferencë për ndonjë prej tyre apo që me "Corriere dello Sport" po e ndiqni me një vëmendje më të veçantë?

Ivan Zanzaroni: Ndjek me shumë interes të gjithë të rinjtë pasi mendoj se aty do të kemi një të ardhme të re të fubollit. Nga një futboll që deri pak kohë më parë ishte shumëi vonuar, sot ka më shumë me ambicie, përgatitje, stimuj e famë. Në Tiranë ka një organizim të mirë, e kjo qasje sjell një entuziazëm të madh për këta të rinj. Për Asllanin prisja më shumë tani që luan tek Interi. Asllani punoi mjaft mirë tek Empoli por tek Inter duhej të ishte investuar më mirë për të. Kumbulla i Romës për fat të keq është i dëmtuar, e është një vlerë e mirë. Por dhe nga lojëtarë të tjerë si Hysaj prisja më shumë.