Napoli i pandalshëm por Udinese e tremb në fund (VIDEO)

Osimhen, Zielinski dhe Elmas mjaftojnë për Napolin, Udinese k.o në ndeshjen e fundit të vitit dhe +11 pikë për kryesuesit nga vendi i dytë që mbahet momentalisht nga Lazio dhe Milan.

Ndeshje pothuajse perfekte në pjesën e parë e mbyllur në avantazh të dyfishtë për suksesin e 11 rresht dhe të 13-tin në këtë sezon ku numëron vetëm 2 bërazime dhe ende asnjë humbje.

Tashmë është koha që Napoli të mendojë për pushimet pa 5 titullarë që do të bashkohen me skuadrat e tyre për në Kupën e Botës. Kampionati italian për të kaltërit rikthehet në fillim të muajit janar.