Rikthime të rëndësishme dhe shumë risi me “aromë” Superiore në listën e Kombëtares

Italia dhe më pas Armenia në 16 dhe 19 nëntor. Skuadra Kombëtare do të sfidojë dy ekipet në ndeshjet e fundit të trajnerit Edoardo Reja në stol. Tekniku italian ka publikuar edhe listën përfundimtare për këto përballje ku bien në sy rikthimet e Berat Gjimshitit, Marash Kumbullës, Keidi Bares apo Qazim Laçit, të cilët kanë munguar ndeshjet e fundit për shkak dëmtimesh dhe tani janë rikuperuar plotësisht. Mes 27 emrave  është rikuperuar edhe Ernest Muçi i cili gjithashtu do të rikthehet me ngjyrat kuqezi.

Risia është grumbullimi sërish i tre lojtarëve nga kampionati shqiptare, të cilët ishin pjesë e kuqezinjve në dy miqësoret e Arabinë Saudite dhe Katarin. Më konkretisht bëhet fjalë për mbrojtësi Erdenis Gurishta, Eneo Bitri dhe Andi Hadroj.

Konfirmohet edhe ftesa për Kristal Abazaj me sulmuesin që ishte pjesë e Kombëtares në dy ndeshjet e fundit dhe do të jetë nën urdhrat e teknikut Reja edhe për këto dy sfida. 

Kombëtarja do të nisë grumbullimin të dielën për t’u përgatitur për dy miqësoret, ndërkohë që po të dielën trajneri Edy Reja do të dalë në një konferencë për median ku do të flasë në lidhje me zgjedhjet e tij dhe për objektivat.

Miqësorja, Shqipëri-Itali do të luhet datë 16 nëntor dhe fillon në ora 20:45, ndërsa Shqipëri-Armeni luhet më datë 19 nëntor duke nisur nga ora 17:30. Më poshtë, edhe lista e Kombëtares me emrat e 27 lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet:

Rikthime të rëndësishme dhe shumë risi me