Vetëvritet sepse klubi nuk i rinovoi kontrarën

Samuel Rebollo trondit Argjentinën. 20-vjeçari u vetëvra pasi klubi i tij, Atletico Aldosivi vendosi ta linte lojtar të lirë duke mos i ofruar një kontratë të re. 

Ky është lajmi i hidhur që vjen nga qyteza Mar de Plata ku për fat të keq edhe në vitin 2019 një 18-vjeçar i të njëjtit klub, u vetëvra për të njëjtat shkaqe. Zhgënjim mes të rinjve që nuk arrijne të realizojnë ëndrrat për t'i dhënë një jetë më të mirë edhe familjes së tyre.