Pa Immobilen dhe Jorginho-n në Tiranë, Italia publikon listën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Nëntor 2022, 19:55
Miretti dhe Fagioli janë risitë më të mëdha të Italisë. Kombëtarja e Kaltër do të prezantohet me një ekip përgjithësisht me emra të rinj në Tiranë për miqësoren e 16 nëntorit. Rikthehen Chiesa dhe Zaniolo ndërsa për herë të parë grumbullohet edhe lojtari i Udineses, Pacundi.
“Peshat e rënda” Immobile, Jorginho dhe Spinazzola nuk do të bashkohen me grupin për shkaqe të ndryshme, ndërsa në Tiranë, Italia do të luajë sfidën numër 400 të historisë së saj ku numëron 294 fitore, 115 barazime dhe 90 numbje.

Sulmuesi i Udineses, Simone Pafundi është vetëm 16 vjeç ndërsa juventini Fabio Miretti sapo ka mbushur 19 vjeç dhe është një tjetër emër që e ul ndjeshëm moshën mesatare të kampionëve të Europës.
