VIDEO/ Arsenal fiton dhe shfrytëzon “asistin” e Man. City, Xhaka lë fushën me probleme

Arsenal fiton edhe pa Granit Xhakën në fushën e lojës. Kapiteni i “topçinjve” la fushën e lojës në minutën e 16 të transfertës së Wolverampton pas një problemi në stomak që mund ta penalizojë edhe në Kupën e Botës. Mesfushori që do të përfaqësojë Zvicrën edhe në Katar 2022, ndjeu një shqetësim dhe disa minuta më vonë u dorëzua.

Një largim pa dëme për kryesuesit e Premier League të cilët përfituan nga humbja e Man. City dhe rrëmbyen tre pikë me fitoren 2-0 ku Martin Odegaard shënoi dy gola me shumë peshë.

37 pikë në vendin e parë me 5 më shumë se ndjekësit. Arsenal e mbyll vitin në mënyrën më të mirë të mundshme me një humbje të vetme sezonale, atë në transfertën e Manchester United.