Spanja lë jashtë tre emra simbol, Luis Enrique publikon listën e botërorit
Një listë pa shumë surpriza por që reflekton edhe vendime të dhimbshme nga ana e Luis Enriques që ka lënë jashtë Spanjës së Botërorit tre emra, De Gea, Sergio Ramos dhe Thiago Alcantara ndërsa dy risitë e mëdha janë Guillamon dhe Inigo Martinez.
Pjesa tjetër e listës së “La Furia Roja” nuk ka pësuar ndryshime dhe trajneri katalanas kërkon ta ndërtojë ekipin bazuar në aftësitë e të rinjve duke çuar përpara një revolucion që nisi me Euro 2020.
Ansu fati ishte në dyshim deri në momentin e fundit dhe ashtu siç e pranoi edhe vetë trajneri, vendimin e mori gjatë orëve të fundit pas konsultimit me stafin. Në fund talenti i Barcelonës u grumbullua dhe do të jetë bashkë me 26 emrat e tjerë në Katar 2022.
Lista e plotë;
Portierë: Unai Simón (Athletic), Robert Sánchez (Brighton) y David Raya (Brentford).
Mbrojtës: Carvajal (Real Madrid), Azpilicueta (Chelsea), Eric Garcia (Barcelona), Hugo Guillamón (Valencia), Laporte (M. City), Pau Torres (Villarreal), Jordi Alba (Barcelona) y Gayà (Valencia).
Mesfushorë: Busquets (Barcelona), Rodrigo (M. City), Pedri (Barcelona), Gavi (Barcelona), Koke (Atlético), Marcos Llorente (Atlético) y Carlos Soler (PSG).
Sulmues: Morata (Atlético), Ferran (Barcelona), Dani Olmo (RB Leipzig), Nico Williams (Athletic), Sarabia (PSG), Marco Asensio (Real Madrid), Yeremy Pino (Villarreal) y Ansu Fati (Barcelona).
jë ekipin bazuar në aftësitë e të rinjve duke çuar përpara një revolucion që nisi me Euro 2020.
Ansu fati ishte në dyshim deri në momentin e fundit dhe ashtu siç e pranoi edhe vetë trajneri, vendimin e mori gjatë orëve të fundit pas konsultimit me stafin. Në fund talenti i Barcelonës u grumbullua dhe do të jetë bashkë me 26 emrat e tjerë në Katar 2022.
