Manchester City dështon në shtëpi, Guardiola e mbyll vitin me humbje (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Nëntor 2022, 16:17
Ivan Toney me një gol të vonë i shkaktoi humbjen e dytë të sezonit skuadrës së Manchester City që nul pësoi disfatën e parë vendase në “Etihad Stadium”.
Pak orë pas publikimit të listës së Anglisë ku ai nuk figuronte, i dha një përgjigje trajnerit Gareth Southgate dhe zhvlerësoi barazimin e përkohshëm të Fil Phoden, i cili vendosi paqen e përkohshme në stadiumin e kampionëve që e panë veten në disavantazh pas 8 minutave lojë ku Brentford tregoi karakter.
Një humbje kjo që e vështirëson shumë misionin e Pep Guardiolës për të mbrojtur titullin kampiona pasi Arsenal këtë sezon numëron vetëm një humbje dhe një barazim.
