Argjentina në kërkim të kupës së tretë, publikohet lista me Messi-n dhe 25 emrat e botërorit

Lionel Messi dhe 25 lojtarë të tjerë, Lionel Scaloni publikon listën e të besuarve të tij për Kupën e Botës duke prezantuar skuadrën pretendente për të fituar trofeun e tretë. Ky do të jetë botërori i 5 për numrin 10 të Argjentinës që do të luajë njëkohësisht edhe turneun e fundit të këtij formati në karrierën e tij tashmë në perendim.

Argjentina do të zbarkojë në Katar si një nga skuadrat pretendente pasi nuk njeh humbje që prej 35 ndeshjesh, ndërsa nuk triumfon në një Kupë Bote që prej vitit 1986. Skuadra “Albiceleste” e nis botërorin në datën 22 me Arabinë Saudite dhe do të ndeshet gjithashtu në grupin C me Poloninë dhe Meksikën.

Në sulm figurojnë gjithashtu edhe Dybala e Lautaro që do të luftojnë për një vend ndërsa nuk mungojnë as Paredes dhe Di Maria, pavarësisht ecurisë jo shumë pozitive me Juventusin.
 
Lista;

Portierë: Emiliano Martinez (Aston Villa), Franco Armani (River Plate) and Geronimo Rulli (Villarreal)

Mbrojtës: Gonzalo Montiel (Sevilla), Nahuel Molina (Atletico Madrid), German Pezzella (Real Betis), Cristian Romero (Tottenham Hotspur), Nicolas Otamendi (Benfica), Lisandro Martinez (Manchester United), Juan Foyth (Villarreal), Nicolas Tagliafico (Olympique Lyonnais), Marcos Acuna (Sevilla)

Mesfushorë: Leandro Paredes (Juventus), Guido Rodriguez (Real Betis), Enzo Fernandez (Benfica), Rodrigo De Paul (Atletico Madrid), Exequiel Palacios (Bayer Leverkusen), Alejandro Gomez (Sevilla), Alexis Mac Allister (Brighton & Hove Albion)

Sulmues: Paulo Dybala (AS Roma), Lionel Messi (Paris Saint-Germain), Angel Di Maria (Juventus), Nicolas Gonzalez (Fiorentina), Joaquin Correa (Inter Milan), Lautaro Martinez (Inter Milan), Julian Alvarez (Manchester City).