Reja nuk e ka ndarë mendjen: Jam ende në “udhëkryq” por Dukën e kam mik

Edoardo Reja ka folur në të përditshmen “Corriere dello Sport” në lidhje me të ardhmen e tij në stolin e Kombëtares Shqiptare por edhe atë në futbollin aktiv. Trajneri i kuqezinjve që me shumë mundësi ta ta mbyllë aventurën në Shqipëri pas dy ndeshjeve miqësore me Italinë dhe Armeninë, deklaron:

“Nuk i dëgjoj zërat, jam mjaftueshëm i madh për ta bërë këtë. E kaloj me një të qeshur. Me Armand Dukën kanë një marrëdhënie të rëndësishme, gati gati një miqësi. Le të mbarojmë punën me ndeshjet e Italisë dhe Armenisë dhe më pas do të ulemi e të flasim. Kontrata skadon në fund të nëntorit. Do të shikojmë çfarë mund të bëjmë për të mirën e të gjithëve sepse as unë nuk dua të bëhem patetik.

Po them të vërtetën, nuk e di, nuk kam vendosur ende. Kam krijuar një grup të mirë që më mbështet. Në Ligën e Kombeve u renditëm të tretët ndërsa asnjëherë në një fazë eleminatore të Kupës së Botës nuk kishte grumbulluar 18 pikë. Mundëm dy herë Hungarinë dhe vetëm ndeshja në shtëpi me Poloninë na prishi planet. Grupi i Euro 2024 nuk është i pakalueshëm”.

Në vijim të intervistës ai këshillon klubet italiane të hedhin vështrimin nga Armando Broja si një element që mund të forcojë shumë çdo organikë në Serie A ndërsa shton se Asllani ndoshta duhej të ishte transferuar në një skuadër tjetër për të luajtur më shumë.