Messi në presion nga djali për të fituar Kupën e Botës

Është një nga lojtarët më të çmuar të historisë së futbollit me shumë eksperiencë mbi supe por kur vjen fjala te familja dhe Kombëtarja edhe ai e ndien presionin.

Lionel Messi është njeri si të gjithë ne pavarësisht faktit se ka fituar 6 Topa të Artë. Kupa e Botës në familjen e argjentinasit është një eveniment që fëmijët e presin me padurim, veçanërisht djali i madh Thiago qe babain e tij e këshillon çdo ditë. 

"Në shtëpi ai shikon vazhdimisht video të Argjentinës. Ai studion kundërshtarët e mundshëm në fazën tjetër dhe po më vendos në një presion të jashtëzakonshëm".