Akuzoi shqiptarët se i sulmuan motrën, Maguire nuk pendohet për natën e çmendur të Mykonos
Dy vite më parë Harry Maguire pushtoi faqet e para të gazetave pasi u arrestua në Mykonos për trazirat që shkaktoi në ishullin grek duke akuzuar madje edhe shqiptarët si shkaktarë të ngjarjeve të turpshme të tij në netët e nxehta të verës.
Përpara policëve madje edhe në media ai deklaroi se ishin shqiptarët që kërcënuar njerëz të familjes së tij por më pas gjithçka rezultoi e rreme dhe mbrojtësi i Manchester United nuk tentoi madje as të kërkonte falje për mashtrimin. Mbrojtësi që nuk e do askush në Angli përveç trajnerit Southgate që i habiti të gjithë me vendimin për ta thirrur në botëror, deklaron se nuk ka asnjë keqardhje nga ngjarja në vitin 2020 në Mykonos ku nisi edhe rënia e tij si imazh dhe lojtar.

Gjykata greke e ka shpallur fajtor për sulmin ndaj policëve ndërsa gjendej në rajonin e policisë së ishullit ku ndodhej bashkë me 8 pjesëtarë të familjes së tij. Në atë kohë, ai pretendoi se dy shqiptarë se droguan motrën e tij Daisy dhe tentuan ta përdhunonin duke justifikuar sjelljen e dhunshme në rajonin e policisë ku mbërriti i dehur.
“Nuk shqetësohem për agjë sepse e kam ndërgjegjen të pastër dhe ata që ishin aty atë natë e dinë shumë mirë se çfarë ndodhi”, thekson mbrojtësi 85 milionësh në një intervistë të dhënë ditët e fundit.
