Bërryl kundërshtarit, përjashtohet 5 vite me videot e publikut (VIDEO)

Pesë vite skualifikim dhe një kërkesë për përjashtim nga çdo aktivitet i organizuar nga federata”. Kjo është ajo çfarë lexohet në vendimin e gjykatësit sportiv i cili ka dënuar lojtarin e Juventus Domo, Niccolò Falcioni, i cili goditi me bërryl kundërshtarin teksa festonte një gol.

Bëhet fjalë për rivalin në ndeshjen ndaj Dufour Varallo dhe deri këtu nuk ka asgjë të çuditshme por ngjarja bëhet ineresante kur mëson se vendimi është marrë pasi janë analizuar disa video të publikuara në rrjetet sociale.

Fillimisht arbitri e ndëshkoi me të verdhë Falcionin pasi nuk e kuptoi se sa i rëndë ishte gjesti. Gjithsesi, telefonat e të pranishmëve në tribuna e filmuan ngjarjen dhe për herë të parë si provë nga një gjykatës sportiv në Itali, janë marrë pamjet amatore.