Real Madrid vuan por rigjen fitoren, -2 nga Barcelona (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Nëntor 2022, 23:27
Eder Militao dhe Toni Kroos rikthejnë Realin e Madridit e fitorja pas humbjes në Vallecano.
Skuadra e Carlo Ancelottit që po kalon një moment jo të mirë, mposhti 2-1 Cadiz në "Santiago Bernabeu" ku ndeshja mund të kishte marrë edhe një rrjedhë tjetër pavarësisht faktit se Real gaboi shumë raste si ai i minutave të fundit ku Modric me portën bosh nuk arriti të shënonte.
Me këtë fitore Reali shkon në kuotën 35 me 2 pikë më pak se Barcelona kryesuese.
