E rrallë/ Izraelitë dhe palestinezë bashkë për të ndjekur Kupën e Botës
Një botëror në shenjën e mikpritje. FIFA ka ndërmarrë një inisiativë që i lejon tifozët izrealitë dhe ata palestinezë të udhëtojnë bashkë drejt Katarit për të ndjekur Kupën e Botës.
Fluturime direkte me charter nga aeroporti “Ben Gurion” drejt atij Hamad të Dohas gjatë gjithë muajit kur do të zhvillohet evenimenti.
“Jemi të lumtur që palestinezët dhe izraelitët do të udhëtojnë bashkë në një avion për të shijuar futbollin. I falënderoj të gjitha palët që na ndihmuan të arrijmë një marrëveshje. Futboli ka fuqinë të bashkojë njerëzit dhe të fshijë kufijtë duke promovuar bashkimin si askush tjetër. Kupa e Botës është simbol shumë i fuqishëm i unifikimit dhe projekti i sotëm është një bazë që në të ardhmen të përmirësohen marrëdjhëniet në Lindjen e Mesme”, thekson presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.
