E donte një foto me nusen në krahë por bëri gabimin e jetës

Kjo është gjithçka çfarë nuk duhet të ndodhë në një set fotografik martese.

Në Turqi, një çift që po realizonte fotot e dasmës përpara mbajtjes së ceremonisë, përfundoi i zhytur në llucë.

Dhëndri donte të mbante nusen në krahë për të pozuar, por humbi ekuilibrin dhe u zhyt në baltë bashkë me nusen që mbante veshur vellon e bardhë.

Videoja u bë virale edhe në rrjetet sociale. Përdoruesit komentuan ngjarjen me humor.

E donte një foto me nusen në krahë por bëri gabimin eE donte një foto me nusen në krahë por bëri gabimin eE donte një foto me nusen në krahë por bëri gabimin eE donte një foto me nusen në krahë por bëri gabimin e