Fshati spanjoll në shitje për 260,000 euro
Salto de Castro, në Spanjën veriperëndimore, është në shitje dhe çmimi i kërkuar është 260,000 euro. Salto de Castro është i vendosur në kufirin me Portugalinë në provincën e Zamora-s, tre orë me makinë nga Madridi.
Fshati përfshi 44 shtëpi, një hotel, një kishë, një shkollë, një pishinë komunale dhe madje edhe një ndërtesë kazerme që dikur strehonte rojet civile. Por ajo që nuk ka janë banorë. Salto de Castro është braktisur për më shumë se tre dekada.
Pronari e bleu fshatin në fillim të viteve 2000, me synimin për ta kthyer në një pikë turistike. Megjithatë, kriza e eurozonës pengoi lulëzimin e planit.
"Pronari kishte ëndrrën për të pasur një hotel këtu, por gjithçka u pezullua," tha Ronnie Rodríguez, nga Royal Invest, kompania që përfaqëson pronarin. “Ai do të donte ende që projekti të realizohej”.
Ajo ka tërhequr interes, me më shumë se 50 mijë vizita që kur u listua një javë më parë me këtë çmim.

