Berisha: Rama përdor gjuhë të tillë në kuvend sepse është i biri i xhelatëve të diktaturës

Në “Ora e Betit” në RTV Ora, nga Beti Njuma, kreu i PD-së, Sali Berisha u shpreh se përdor gjuhë të rëndë në Kuvend, sepse setup-i i tij është i ai i xhelatit të diktaturës.

Berisha: Ky përdor këtë gjuhë, sepse setup-i i tij është i ai i xhelatit të diktaturës. I ati i Ramës ka firmosur për ekzekutime, dhe në ’88 ka firmosur i dyti pas Ramiz Alisë për ekzekutimin e një fshatari nga Vithkuqi, që Sigurimi kishte bërë një rreng atij. Atë e pushkatuan.

Çudia e tij është se në vitin 1990 ku thoshte se e var edhe babën e tij. Njeriu mund të mos i dojë kundërshtarët e tij, por nuk mund të flitet në këtë mënyrë. Edhe daja e tij ka qenë njëlloj si i ati. Donte të na e fuste me tanke. Rama është i zhytur në vjedhje vetë. Kompania e Portit të Durrësit ka zgjedhur për menaxher një menaxher një menaxher të kompanisë së Lulzim Bashës.