Berisha: Rama i kërkoi një arabi 20% për kullën që do të bënte në Tiranë, mister 20%
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Nëntor 2022, 21:08
Në “Ora e Betit” në RTV Ora, nga Beti Njuma, kreu i PD-së, Sali Berisha u shpreh se Rama i ka kërkuar një arabi 20% që do të bënte një kullë në Bulevardin e ri.
Ai tha se ai do të investonte 400 milionë euro dhe nuk ka pranuar që ta japë këtë shumë pasi e ka konsideruar goxha të madhe.
Berisha: Ju jeni në konfiskim sepse i kërkoi arabit 20% që do të bënte një kullë në Bulevardin e ri dhe do të investonte 400 e ca milionë. Ai tha se nuk jepte dot sepse ishin shumë para. Kjo nuk është hera e parë që del 20%, sepse i thërrasin në mënyrë të rëndomtë mister 20%, kur ishte kryetar bashkie.
