Berisha: Privatizimi i Portit të Durrësit është një kuverturë politike e Ramës, Vuçiçit, Lukashenkos

Në “Ora e Betit” në RTV Ora, nga Beti Njuma, kreu i PD-së, Sali Berisha u shpreh se 12 nëntori do të jetë një protestë e popullit opozitare.

Ai tha se është futur me urgjencë në kuvend privatizimi i portit të Durrësit, që është një kuverturë politike Rama, Vuçiç, Lukashenko.

Berisha: Do të jetë një protestë e popullit opozitare, ku do të shprehet e gjitha kundërshtia, protesta, neveria ndaj një qeverie që nuk zbaton asnjë ligj, asnjë norma dhe asnjë standard, ndaj një qeveria që nuk ka të ndalur në aktet e saj të vjedhjes së fondeve publike.

Në një kohë kur deri dje flisnim gjëra të tjera, tani na vjen me urgjencë privatizimi i portit të Durrësit, që është një kuverturë politike Rama, Vucic, Lukashenko. Si biznese janë emrat të tjera pas. unë i bazoj këto në të dhëna. Amari është zhdukur, por ai ka blerë 4 kompani të vëllezërve Karriç që ishin biznesmenë kryesorë të Lukashenkos dhe punon në Bjellorusi.