Berisha: Shqiptarët viktimë e një bixhozi të tmerrshëm që qeveria loz me energjinë

Kreu i PD Sali Berisha thotës se shqiptarët janë viktimë e një bixhozi të tmerrshëm që qeveria loz me energjinë.

Në një postim në rrjetin e tij social Facobook Berisha shkruan se energjinë që prodhohet ua shesin agjentëve të tyre me ¼ e çmimit që shitet në bursë dhe pastaj kjo rieksportohet me një çmim 4 herë më të lartë dhe ndahet me qeveritarët.

'Vitin e kaluar prodhimi i energjisë ka qenë 2 terravat më i lartë se konsumi dhe humbjet. Kjo nuk ka rëndësi, shqiptarët nuk përfitojnë nga kjo pasuri e madhe, sepse shqiptarët janë viktimë e një bixhozi të tmerrshëm që qeveria loz me energjinë. Energjinë që prodhohet e shesin agjentëve të tyre me ¼ e çmimit që shitet në bursë dhe pastaj kjo rieksportohet me një çmim 4 herë më të lartë dhe ndahet me qeveritarët.”