Kriza e emigrantëve me gomone, Ambasadorja franceze: Britania e Madhe nuk mund ta menaxhojë situatën e vetme

Franca mendon se kriza e emigrantëve shqiptare që po shkojnë drejt Britanisë së Madhe nuk mund të menaxhohet vetëm nga kjo e fundit. Bashkimi Europian duhet të ndërhyjë sipas ambasadores franceze në Tiranë, në mënyrë që kjo situatë të marrë zgjidhje nga vendet e unionit.

Kriza e emigrantëve shqiptarë që po shkojnë drejt ishullit mbretëror nuk mund të menaxhohet vetëm nga Britania e Madhe, por në këtë problem duhet të përfshihen të gjitha vendet e Bashkimit Evropian.

Këtë deklaratë e bëri ambasadorja e Francës në vendin tonë Elisabeth Barsacq teksa u pyet për shqetësimin e autoriteteve franceze për kalimin e shqiptarëve nga vendi i tyre.

"Duhet të theksoj diçka sepse së pari përballë Britanisë nuk është vetëm Franca si kufi, ajo ndan kufi detarë edhe me tre vende të tjera përveç Francës, Belgjika, Hollanda dhe Gjermania.

Prandaj kjo çështje duhet trajtuar jo vetëm nga Britania e Madhe por edhe nga të gjitha vendet e BE-së, pra është një çështje që nuk mund të zgjidhet apo të diskutohet në gjirin e një shteti siç është Anglia.

Duhet të theksoj edhe një gjë tjetër që Franca është anëtare e Bashkinit Europian dhe si e tillë me situatën e re të BE-së ajo nuk mund të trajtojë çështje të ndryshme në marrëdhënie dypalëshe ato trajtohen në gjirin e gjithë shteteve të BE-së kjo është situata dhe kjo është zgjidhja që ne kemi bërë".

Sa i përket shqiptarëve që kërkojnë azil në Francë, përfaqësuesja diplomatike tha se qeveria atje nuk ka autoritet mbi zyrat e azilkërkuesve.

Kriza e emigrantëve me gomone, Ambasadorja franceze: Britania e Madhe nuk

"Duhet të dini një diçka, dhënia e të drejtës së azilit nuk bëhet nga autoritetet franceze por nga një autoritet i pavarur. Prandaj unë si përfaqësuese e shtetit francez nuk mund të përgjigjem në vend të një organizate të pavarur që është zyra e mbështetjes të refugjatëve dhe të qytetarëve pa kombësi".

Ambasadorja Elisabeth Barsacq nuk iu përgjigj pyetjes për protestës e opozitës së datës 12 nëntor, teksa tha se Shqipëria është një vend i lirë dhe njërëzit kanë gjithmonë të drejtën të manifestojnë.