Helmohet qentë tek Liqeni i Tiranës, aktivistja: Dyshoj për helmim masiv nga njerëzit

11 qen dyshohet se janë helmuar të martën, në zonën e Liqenit Artificial në Tiranë. Sipas aktivistes për mbrojtjen e kafshëve dyshohet që kjo të jetë vepër e individëve apo bizneseve.

Qenë të shtrirë përtokë. Pamjet e rënda vinin nga liqeni. Që prej së martës, 11 katërputroshë dyshohet të jenë helmuar,  vetëm 2 janë shpëtuar ndërsa 5 të tjerë nuk gjenden.

Aktivistja për mbrojtjen e kafshëve Afërdita Halili , thotë se dyshimet të cvojnë te njerëzit. Autorë të helmimit masiv mund të jenë individë apo dhe biznese

"I pari është një individ që kemi marrë pak informacione, por për arsye të hetimit nuk mund të flas asnjë gjë. Të dytët janë lokalet, jo vetëm tek liqeni, por dhe 80% e lokjaleve dhe bizneseve jo vetëm në Tiranë, por në të gjtihë Shqipërinë janë kryeosrët që abuzojnë me helmimin e qenve dhe maceve endacake," tha ajo.

Sipas saj ligji për mbrojtjen e kujdesit ndaj kafshëve që u miratua para disa vitesh duhet të zbatohet në mënyrë që të mos kemi më situata të tilla.

U mor një vendim në parlament që për taa persona që i keqtrajtonin ishte një dëni deri në 6 muaj burg osë një gjobë deri në 300 mijë lekë. Por kjo asnjëherë nuk u zbatua.

Unë bëj thirrje që ngjarja të zbardhet urgjentisht dhe personi i akuzuar të marrë dënim. Nëse nuk bëhet shembull nëj, ne nuk do të kemi drejtësi në këtë vend për mbrojtjen e kafshëve," tha ajo.

Halili i bëri thirrje pushtetit lokal dhe organeve ligjzbatuese që të merren masa për të ndëshkuar cilindo që vret kafshët.