U dorëhoqën për targat, KQZ nis punën për zëvendësimin e deputetëve të Listës Serbe

Pas dorëheqjes së tyre, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar kërkesën nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, për zëvendësimin e deputetëve të Listës Serbe.

Këta deputetë u larguan nga mandati i tyre sepse  qeveria e Kosovës filloi të zbatoi planin e saj për regjistrimin e veturave me targa serbe në ato të Republikës së Kosovës.

Sipas medieve në Kosovë ky institucion do të përgatisë rekomandimin brenda aftit ligjor prej pesë ditë pune nga momenti i marrjes së kërkesës.

“Mund t’iu konfirmoj se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar kërkesën nga Presidentja e Republikës së Kosovës për të rekomanduar emrat e personave të ligjshëm të radhës për të plotësuar vendet e lira në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Duke u mbështetur në ligjin për zgjedhjet e përgjithshme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të përgatisë rekomandimin brenda afatit ligjor prej 5 ditësh pune nga momenti i marrjes së kërkesës” – bën me dije KQZ.

Më 5 nëntor Lista Serbe ka bërë të ditur se zyrtarët serb do të largohen nga institucionet qendrore dhe ato lokale të Republikës së Kosovës.