Targat/ Kurti: Vuçiç është në koordinim me Putinin, po kundështon nismën franko-gjermane
Në një dalje për shtyp kryeministri i Kosovës, Albin Kurti foli për situatën e krijuar në veri lidhur me targat e reja që nuk o zbatohen nga një pjesë e serbëve.
Ai u shpreh se ky është një kundërshtimi edhe i BE-së nga ana e Serbisë, si dhe shtoi e gjitha kjo bëhet në koordinim me Putinin.
Ai shtoi se kjo është përpjekje e Beogradit për ta ambalazhuar kundërshtimin e nismës franko-gjermane apo të propozimit të këtyre dy fuqive.
Kurti: Nuk bëhet fjalë as për tabela, as për Asociacion, as për Gjuriçin, bëhet fjalë vetëm për kundërshtimin që ia kanë bërë Evropës dhe BE-së. Këtë koordinim që e kanë me Kremlinin dhe Putinin, këtë po e përdorin te ata që ende i dëgjojnë, si pjesëtarë të strukturave kriminale. Çka po ndodh tani shpjegohet më së shumti me përpjekjen e Beogradit për ta ambalazhuar kundërshtimin e nismës franko-gjermane apo të propozimit të këtyre dy fuqive. Serbia është e interesuar ta sabotojë dialogun dhe çfarëdo marrëveshje. Rruga që ka zgjedhur është kërcënimi i qytetarëve. Shteti është i fortë, demokratik, që ka rritje ekonomike e shoqërore në çdo fushë e aspekt.
