Vuçiç dekoron bojkotuesit serbë
Veriu i Kosovës është kthyer temë e rëndësishme e politikës dhe diplomacisë ballkanike. Beogradi po tenton të minojë kontrollin e territorit të Kosovës, teksa Kurti thotë se kjo ndodh ngaqë Vuçiçi kërkon destabilizim të veriut që të mos pranojë propozimin franko – gjerman.
Situata në veri të Kosovës ka marrë vëmendjen totale të qeverisë së Kosovës, opozitës dhe të aktorëve të rëndësishëm ndërkombëtarë.
Albin Kurti ftoi këtë të martë, (8 nentor) opozitën për të koordinuar politikat përball tensioneve të Beogardit në veri të Kosovës.
Opozitarët kërkuan bashkërendim të qeverisë Kurti me amerikanët sa i përket situatës në veri dhe tentativës së Beogradit për destabilizim.
Kryeministri Kurti ka thënë ndërkaq se e ka të qartë rrugën që po ndjek dhe kjo është në bashkërendim me aleatët ndërkombëtarë.
Ministri i Brendshëm Zveçla ka folur më herët edhe për ndërhyrjen e elementëve të Rusisë në këtë situatë.
Debatet për këtë çështje kanë vijuar edhe në mbledhjen e Kuvendit.
Presidenti Vuçiç ndërkaq ka dekoruar policët që braktisën institucionet e Kosovës, ndërsa më herët ka pasur takim edhe me ambasadorin rus dhe atë kinez në Beograd. Sipas analistëve shqiptarë dhe ndërkombëtarë, Vuçiçi nuk është i interesuar për të çuar përpara dialogun në Bruksel dhe paktin e propozuar franko – gjerman.