Kurti takim me opozitën, Haradinaj largohet nga mbledhja

Kryministrti Albin Kurti ka mbajtur një takim me liderët e opozitës në vend teksa Ramush Haradinaj është larguar nga takimi ndërkohë dy liderët e tjerë janë shprehur se nga takimi kanë dalë me një pasiguri për qeverinë duke vënë theksin te kordinimi sa më pare i çështjes së Serbisë.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka zhvilluar një takim me liderët e partive opozitare sa i përket zhvillimeve të fundit në vend, sidomos ato në veri të vendit.

Në takim morën pjesë Lumir Abdixhiku i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqin i Partisë Demokratike të Kosovës dhe Ramush Haradinajn i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Ky I fundit u largua nga takimi menjëherë duke u shprehur se Kurti mban mbante ligjërata duke mos sqaruar pse ka prishur raportet me Amerikën teska e quan të papranueshme që në raste kaq të ndjeshme të prishen raportet me aleatin kryesor të sigurisë.

Në përfundim të takimit kreu I PDK-së, Memli Krasniqi tha se nga ky takim doli me një pasiguri  për qeverinë  dhe kryeministrin Kurti. Ndërkohë kreu I LDK-së tha se çështja me Serbinë duhet të kordinohet sa më parë.

Memli Krasniqi: “Unë isha më shumë i interesuar të dëgjoj për planet e ardhshme të qeverisë për ta menaxhuar këtë situatë. Nuk mund të them se dola me ndonjë siguri të madhe se qeveria e di se në çfarë drejtimi është duke shkuar dhe çfarë veprimi duhet ndërmarrë për ta mbajtur situatën në kontroll.

Lumir Abdixhiku: “Në këtë takim për pjesën më të madhe nuk kuptuam diçka të re ndryshe nga deklarimet publike që kryeministri tanimë i ka patur, nuk pamë ndonjë plan konkret për zgjidhjen e çështjes së re të krijuar në vakumin institucional gjyqësor në veri të vendit.

Takimi u zhvillua tri ditë pasi përfaqësuesit serb u dërhoqën nga institucionet e Kosovës në të gjitha nivelet dhe deklaratave të vet Kurtit se janë intensifikuar kërcënimet e Serbisë për destabilizmin e situatës në veri të vendit.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Kurtit që të shtyjë vendimin për targat. Ata kanë përsëritur thirrjet për ruajtjen e qetësisë në Kosovë, si dhe që të shmanget eskalimi i tensioneve të krijuara.