Kurti: Vuçiç ka shtuar përpjekjet për të destabilizuar Kosovën, po punojmë për zbatimin e targave

Në një dalje për shtyp kryeministri i Kosovës, Albin Kurti foli për situatën e krijuar në veri lidhur me targat e reja.

Ai u shpreh se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç i ka intensifikuar përpjekjet për destabilizim sepse sipas tij, dëshiron ta kamuflojë refuzimin e tij për planin franko-gjerman.

Kurti shtoi se këto kërcënime janë praktikisht të orientuara në drejtim të qytetarëve të vendit tonë nëpërmjet ngjalljes së frikës dhe panikut.

Kurti: Bëhet fjalë vetëm për refuzimin që ata ia kanë bërë propozimit të Parisit dhe të Berlinit. Janë intensifikuar kërcënimet dhe përpjekjet e Vuçiçit për destabilizimin e situatës në vendin tonë dhe këto kërcënime janë praktikisht të orientuara në drejtim të qytetarëve të vendit tonë nëpërmjet ngjalljes së frikës dhe panikut. Institucionet po vazhdojnë me realizimin e lehtësuar të procesit të regjistrimit të targave ilegale në ato RKS – të shtetit tonë të pavarur, përfshirë edhe zbatimin e sekuencuar të vendimit të fundit të qeverisë të datës 28 tetor 2022.