Berisha: Putin-Vuçiç të gatshëm për aventurë të re. Moment jo i lehtë për Kosovën
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e quajti moment jo të lehtë dhe shprehu solidaritetin e tij ndaj qytetarëve të Kosovës, ku serbët janë larguar nga institucionet.
Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, Berisha akuzoi presidentin rus Vladimir Putin dhe atë serb Aleksandër Vuçiç se kërkojnë konflikt të ri në Ballkan dhe synojnë të destabilizojnë Kosovën.
“Ky është një moment jo i lehtë për Kosovën ndaj dhe unë dua t’i shpreh solidaritetin tim qytetarëve të Kosovës dhe të dënoj me forcën më të madhe ndërhyrjen e Kremlinit dhe Beogradit në punët e brendshme të Kosovës. E gjitha kjo që ndodh është përpjekje e Vuçiç për të mbajtur shtetin serb në Kosovë. Ai nuk e fsheh këtë”.
“Përshëndes me këtë rast qëndrimin e vendosur të NATO në mbrojtje të stabilitetit të Kosovës. Sepse Putin dhe Putini i vogël Vuçiç janë të gatshëm të ndërmarrin një aventurë të re. Serbia e mban konfliktin të varur në gozhdë për ta ndërmarrë kur të gjykojë ajo" deklaroi Berisha.
