“Të pasigurt për rrugën që ka hyrë qeveria”, Kurti takim me opozitën
Kryeministrti Albin Kurti, ka mbajtur një takim me liderët e opozitës në vend, teksa Ramush Haradinaj është larguar nga takimi ndërkohë dy liderët e tjerë janë shprehur, se nga takimi kanë dalë me një pasiguri për qeverinë, duke vënë theksin te kordinimi sa më pare i çështjes së Serbisë.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me liderët e partive opozitare sa i përket zhvillimeve të fundit në vend, sidomos ato në veri të vendit.
Në takim morën pjesë, Lumir Abdixhiku i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqin e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Ramush Haradinaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Ky i fundit u largua nga takimi menjëherë, duke u shprehur se Kurti mbante ligjërata, duke mos sqaruar pse ka prishur raportet me Amerikën teska e quan të papranueshme, që në raste kaq të ndjeshme të prishen raportet me aleatin kryesor të sigurisë.
Në përfundim të takimit kreu i PDK-së, Memli Krasniqi tha se nga ky takim doli me një pasiguri për qeverinë dhe kryeministrin Kurti. Ndërkohë kreu i LDK-së tha se çështja me Serbinë, duhet të kordinohet sa më parë.
“Unë isha më shumë i interesuar për planet e ardhshme të qeverisë, për ta menaxhuar këtë situatë, nuk mund të them se dola me ndonjë siguri të madhe, se qeveria e din në çfare drejtimesh duhet shku dhe çfarë veprime duhen ndërmar për ta mbajtur situatën nën kontroll,” tha Krasniqi.
“Në këtë takim, për pjesën më të madhe, që nuk kuptuam diçka më të re sesa deklarimet publike që kryeministri tanime i ka pasur, edhe nuk pamë ndonjë plan konkret për zgjidhjen e çeshtjes së re të krijuar në vakumin institucional gjyqësor, prioritet në veri të vendit,” tha Addixhiku.
Takimi u zhvillua tri ditë pasi përfaqësuesit serb u dërhoqën nga institucionet e Kosovës, në të gjitha nivelet dhe deklaratave të vet Kurtit se janë intensifikuar kërcënimet e Serbisë, për destabilizmin e situatës në veri të vendit.
Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, i kanë kërkuar Kurtit që të shtyjë vendimin për targat. Ata kanë përsëritur thirrjet për ruajtjen e qetësisë në Kosovë, si dhe që të shmanget eskalimi i tensioneve të krijuara.
