Haradinaj braktis takimin me Kurtin: Nuk sqaroi pse ka prishur raportet me Amerikën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Nëntor 2022, 09:12
Ramush Haradinajn, kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka qenë pjesë e takimit të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti me liderët e partive opozitare.
Por në një postim në Facebook, ai deklaroi se ishte larguar nga takimi, pasi sipas tij Kurti nuk sqaroi se pse kishte prishur raportet me Amerikën dhe po mbante vetëm ligjerata.
Edhe pse isha pjesë e takimit me kryeministrin Kurti, u detyrova ta lëshoj takimin sepse Kurti mbante ligjërata e nuk na sqaronte se përse ka prishur raportet me Amerikën dhe përse nuk po kthehej që të realizojë kërkesën e tyre.
Për mua është e papranueshme që në raste kaq të ndjeshme, të prishim raportet me aleatin kryesor të sigurisë.