Nexhmedin Spahiu: Serbët nuk i frikësohen luftës sa shqiptarët

Analisti politik, Nexhmedin Spahiu,  thotë se qeveria e Kosovës nuk mundi tu ofrojë mbrojtje serbëve në veri nga bandat e Vuçiç.

Kjo sipas tij ishte arsyeja se pse SHBA kërkoi shtyrjen me 10 muaj të  zbatimit të marrëveshjes për konvertimin e targave.

Për Rtv Ora me gazetaren Beti Njuma ai thotë se nëse nuk konfludojmë në një marrëveshje mes dy shteteve atëherë mund të rrëshqasim drejt luftës.

Spahiu: SHBA kërkoi shtyrjen me 10 muaj pasi gjatë fazës së regjistrimit për 2 muaj nuk u arrit një sukses i konvertimit të targave për faktin se bandat e presidentit Vuçiç në veri të Kosovës i shtrënguan qytetarët të mos e bënin këtë.

5 makina të pronarëve që konvertuan targat u dogjën.Policia e Kosovës nuk ishte në gjendje të zbulonte zjarrvënësit dhe ti fuste pas hekurave.Në një situatë të tillë ishte e pritshme që të tjerët të mos vazhdojnë me konvertimin e targave.

Në anën tjetër u mor vendimi të qortohen, gjobiten dhe konfiskohen makinat që nuk konvertojnë targat. Por qeveria e Kosovës ka harruar se qeveria nuk është vetëm për të marrë taksat e qytetarëve dhe për ti detyruar ti nënshtrohen ligjit por edhe ti mbrojë. Këtë mbrojtje qytetarëve serbë që patën vullnetin ti konvertojnë targat qeveria e Kosovës nuk ua dha, nuk ka qenë në gjendje ti luftojë bandat e Vuçiç në veri.

Tani si do kërkosh ti që ata ta bëjnë patjetër kur nuk u ofron mbrojtje. Prandaj Ambasada amerikane kërkoi të shtyhet ky proces derisa qeveria e Kosovës ta ketë situatën në kontroll. Por u mor ai vendim dhe erdhëm te ky përshkallëzim i situatës që në rast se nuk bëhet marrëveshja sa jemi në ethet e luftës, rrëshqasim në luftë.

Ai thotë se Serbia e ka bërë të qartë që e refuzon planin franko-gjerman.

Spahiu: Është publike që qeveria e Serbisë e ka refuzuar planin franko-gjerman. Nëse nuk është një marrëveshje e tillë që të thuhet "ne e refuzuam planin por rrezikuam të futemi në luftë dhe tani po e pranojmë", gjithësesi ne jemi drejt luftës.

I pyetur nëse mund të kemi një tentativë për të rrëzuar qeverinë Kurti, ai thotë se kjo mund të ndodhë vetëm nga amerikanët por sinjalet nuk janë të tilla.

Spahiu: Tentativa për të rrëzuar qeverinë Kurti ka ekzistuar nga fillimi. Ka legjitimitetin e nevojshëm, këtë mund ta bëjnë vetëm amerikanët por nuk shoh që kanë një vullnet të tillë. Nëse realizohet skenari më ogurzi realizohen dy qëllime.

I bind njëherë e përgjithmonë Albin Kurtin dhe të tjerët që mendojnë si ai se Kosova megjithëse është vend sovran dhe i pavarur nuk e ka fuqinë të mbrojë sovranitetin dhe pavarësinë pa ndihmën e miqve të tyre prandaj duhet të këshillohet me ta.

Një konflikt i armatosur do ishte një sprovë për Kosovën por intervenimi i NATO-s do të ishte në një fazë të caktuar të këtij konflikti.

E ndërsa KFOR dhe NATO shihen si garanci, analisti politik kujton se Serbia ka luftuar për 77 ditë me NATO-n.

Dhe pse situatat kanë ndryshuar, ai nënvizon faktin se serbët nuk i druhen luftës sa shqiptarët.

Spahiu: Nuk duhet të harrojmë se Serbia ka luftuar 77 ditë me NATO-n. Tani është një situatë më pak e favorshme për shkak se është e rrethuar në të gjitha anët nga vendet e NATO-s por serbët nuk i frikësohen luftës ashtu siç i frikësohen shqiptarët.

Ata kanë shkaktuar Luftën e Parë Botërore me atentatin e Sarajevës dhe pas asaj lufte drejtori i shtetit të tyre ka dalë i trefishuar kështu që nuk është se ata janë ngopur me luftra.Kanë humbur luftën në 1999 por ata sërish shpresojnë se NATO nuk do ketë guximin të bombardojë Beogradin dhe që mund të bëjnë atë çfarë duan të bëjnë.

Qytetarët normalë të Serbisë edhe kanë një frikë por gjithësesi ideologjia e tyre nacionaliste konsiston  në këtë: "Nuk po dorëzohemi pa luftë, të na mundin dhe atëherë po e dorëzojmë."