Kurti flet me Borell: Nuk ka alternativë ndaj dialogut dhe institucioneve
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka bërë me dije se ditën e djeshme ka biseduar përmes telefonit me përfaqësuesin e lartë të BE-së, Joseph Borrell.
Kurti u shpreh pohon se e ka informuar Borrell se nga 843 qortime të dhëna deri më tani nga policia për drejtuesit e makinave me targa pa leje, ka pasur zero incidente apo ankesa.
Po ashtu, Kurti ka shkruar në Twitter se nuk ka alternativë ndaj dialogut dhe institucioneve.
“Mbrëmje vonshme në Kosovë për mua, natë vonshme në Emiratet e Bashkuara Arabe për të, një telefonatë e mirë me përfaqësuesin e lartë, Josep Borrell. Nuk ka alternativë ndaj dialogut dhe institucioneve. E informova atë se nga 843 qortime të dhëna deri më tani nga policia për vozitësit e makinave me targa pa leje, ka pasur 0 incidente apo ankesa“, ka shkruar ai.

