Haradinaj për situatën në Veri: Populli i Kosovës dhe aletatët tanë i dinë shumë mirë qëllimet e Serbisë

Ramush Haradinaj ka reaguar sot në faqen e tij në Facebook për situatën e krijuar në veri të Kosovës.

Ai shkruan se opavarësish të gjtihash, populli i Kosovës e aleatët e saj i dinë mirë qëllimet e Serbisë. Megjithatë ai nuk bie aspak dakord me vendimin e SHBA-së që i kërkoi Kosovës pezullimin e vendimit për targat deri në një marrëveshje finale.

"Populli i Kosovës dhe aleatët tonë të sigurisë i dijnë shumë mirë qëllimet e Serbisë, sponzorëve dhe satelitëve të saj.

Por Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes zyrtarëve të saj, që nga Ambasadori Hovenier e deri te Sekretari i Shtetit z.Blinken, kërkuan nga Kosova pezullimin e vendimit për targat deri në Marrëveshjen Finale;

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Kësaj kërkese iu bashkuan edhe vendet e QUINT-it por edhe vendet e tjera të NATO-s, aleate tonat në siguri;

Kjo kërkesë nuk është vetëm politike por garanton sigurinë e vendit tonë e veçanërisht sigurinë e rendin në veri të vendit;

Ata që dalin jashtë kësaj kërkese nuk punojnë në interes të sigurisë së vendit tonë e as të zbatimit të ligjit. Kurti me demagogët e vet, qoftë në qeveri e qoftë jashtë saj, nuk janë me aleatët e sigurisë dhe as nuk janë të interesuar për sigurinë e Republikës së Kosovës;

Kjo situatë është bardh e zi. Në vend që të vazhdohet me demagogji, menjëherë duhet të pranohet kërkesa e Amerikës, QUINT-it dhe aleatëve të tjerë të NATO-s për shtyrjen e vendimit për targat deri në Marrëveshjen Finale për njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë," shkruan ai.