Manjani: Basha zhgënjyes, të rinjtë po kuptojnë që Berisha 78-vjeçar është më i mirë se ai

Në emisionin “Drejt” në RTV Ora nga Luan Rama, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani u shpreh se opozitë drejtohej nga një djalë i ri që ishte zhgënjyes në çdo drejtim.

Ai tha se Basha vrau shpresën e një brezi të ri dhe se të rinjtë po kuptojnë se është më mirë një 78-vjeçar si Berisha sesa Basha 44 vjeç.

Manjani: Amerikanët nuk janë budallenj që e bëjnë presidentin me 2 mandate. Njeriu kur qelbet në pushtet, prodhon qelbësira, sepse nuk ka çfarë prodhon më. Kundërpërgjigja ishte që një opozitë drejtohej nga një djalë i ri që ishte zhgënjyes në çdo drejtim.

Basha vrau shpresën e një brezi të ri. Të rinjtë po kuptojnë se është më mirë një 78-vjeçar si Berisha sesa Basha 44 vjeç. Kjo është një fatkeqësi. Berisha në kuptimin e ngjalljes së emocionit opozitar dhe një organizatori politik është më mirë, por a mjafton? Sigurisht që jo!