Açka: Duan të krijojnë ankth dhe intimidim ndaj RTV Ora, kështu kanë larguar 740 mijë shqiptarë
Në emisionin “Drejt” në RTV Ora nga Luan Rama, deputetja demokrate Flutura Açka u shpreh se ankthi që është krijuar ndaj punonjësve të RTV Ora është një formë intimidimi.
Açka tha se kjo klime frike dhe ankthi është arsyeja pse kanë ikur rreth 740 mijë shqiptarë në vitet e fundit nga vendi ynë.
Açka: Ankthi që është krijuar ndaj punonjësve tuaj punonjësve tuaj është një formë intimidimi. Paraqitja e tyre sikur janë para një pronari që është shumë herë më i fuqishëm dhe që nuk ka lidhje me kamerat dhe televizionin. Janë edhe familje të punonjësve të televizionit pas që nesër pas do të ikin, janë pjesë e këtij ankthi të madh që u është krijuar shqiptarëve.
Pse na kanë ikur në vitet e fundit 740 mijë shqiptarë që i dimë me letra. Transmetimi i këtij ankthi, që fillon edhe në studiot televizive, sepse nuk flitet kush për gjëra të tjera përpos politikës. Ne konsumojmë më shumë politikë se sa konsumojmë.

