Manjani: Reforma në drejtësi e vitit 2016 një dështim, Saimir Tahiri po bën burg të padrejtë

Në emisionin “Drejt” në RTV Ora nga Luan Rama, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani u shpreh se Reforma e drejtësisë në vitin 2016 është një dështim.

Ai tha se  Saimir Tahiri po bën burg të padrejtë dhe se në pikën ku ka arritur tashmë kjo reformë duhet ndryshuar.

Manjani: Reforma e drejtësisë në vitin 2016 është një dështim. Nëse nuk e pranojmë këtë nuk kemi mundësi ta rregullojmë. Këto janë pasojat që e kanë vendosur drejtësinë nën hyqmin politik. Konfiskime dhe arrestime, burg i ka bërë Enver Hoxha dhe komunizmi.

Nuk më bind dënimi i Samir Tahirit. Ne kemi pasur ndasi shumë të forta me të për drejtimin e punës. Po bën burg në mënyrë të padrejtë, nuk ka bërë shpërdorim detyre ai. Është një statistikë që nuk i beson më populli shqiptar. Kemi hedhur nga një gurë dhe kemi ardhur në një pikë që kjo është një dështim.