“Çek” amerikan për Shqipërinë, SHBA mbështetje financiare për në forcimin e mbrojtjes kibernetike

Shqipëria do të mbështetet financiarisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbrojtjen kibernetike.

Lajmi konfirmohet nga vetë Presidenti amerikan, në  letrën e tij zyrtare drejtuar homologut shqiptar Bajram Begaj, ku Joe Biden shpreh falenderimin e tij për Shqipërinë dhe popullin shqiptar mbi bashkëpunimin e të dyja vendeve.

Në letrën e tij, të cilën e ka përcjellë në Tiranë përmes vizitës së ambasadores së SHBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield, Biden vlerëson qëndrimin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit mbi çështjen e agresionit rus në ukrainë.

Presidenti Biden garanton se Shqipëria do të shpërblehet me mbështetjen dhe ndihmën në forcimin e mbrojtjes kibernetike, përfshirë mbështetjen financiare dhe ngritjen e një grupi pune për sigurinë kibernetike.

Anëtarja e kabinetit të Presidentit Joe Biden, Linda Thomas-Greenfield u prit në Tiranë fillimisht nga kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama me të cilin nuk batutat lidhur me krizën energjitike.

Rama: Na duhet dëshpërimisht shi për shkak të faktit që energjia hidrike është i vetmi burim i yni por u siguruam që kur të vinit ju të ishte diell. Ndaj po e bëjmë edhe këtë sakrificë për të mos pasur shi, vetëm për ju.

Linda: E vlerësoj këtë dhe natyrisht do të lutem për shi kur të largohem.

Ndërkaq, pas takimit me kreun e shtetit Bajram Begaj, zonja Greenfield u prit në një takim edhe nga ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka.

Diplomatja amerikane theksoi angazhimin e OKB-së mbi rolin e gruas dhe femrave si një faktor stabiliteti për paqen dhe sigurinë.