Hakerat publikojnë videon e survejimit te Ambasada kineze

Hakerat publikojnë videon e survejimit te Ambasada kineze

“Homeland Justice" kanë nxjerrë video nga survejimet e Policisë së Shtetit. Video tregon survejimin e Ambasadës kineze në Tiranë. 

Në videon që daton në 26 Mars të vitit të kaluar, shfaqet edhe ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano, asokohet drejtor i Antiterrorit, i cili i afrohet dy personave dhe u kërkon një mjet identifikimi.

“Homeland Justice" e kanë shoqëruar videon me një mesazh “Prisni për një bombë!” 

Disa ditë më parë, hakerat publikuan listën e emrave të punonjësve të SHISH dhe pozicionet e tyre të punës, duke dekonspiruar kështu edhe agjentë të zbulimit dhe kundërzbulimit.