Ora News zbulon foton që çoi në pranga Gjergji Lacin

Ky që shikoni në foto është Xherxh ailas Gjergj Laci, i cili u arrestua nga komisariati nr 4 dhe Antiterrori pasi dyshohet se dhunonte familjen e tij dhe i ngujonte ata.

Kjo foto është bërë nga bashkëshortja e tij ku e ka referuar në polici dhe pas disa minutash efektivët e policisë bënë të mundur arrestimin e tij.

Gjergji, i cili qëndron në cepin e banesës së tij dallohet që në brez mban një send që efektivet e zbuluan që ishte kllufi i dy thikave që iu sekuestruan 52-vjeçarit.

Pas dërgimit të kësaj foto nga ana e bashkëshortes,efektivët kanë mësuar në banesë duke kryer arrestimin e Gjergji Lacit.