Manjani: RTV Ora ekran i lirë, Rama shoqërohej me Ylli Ndroqin dikur, e sulmon se i prish punë

Në emisionin “Drejt” në RTV Ora nga Luan Rama, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani u shpreh se është e trishtë të shohësh hetues dhe policë në një medie.

Ai tha se vetë Edi Rama është shoqëruar me pronarin e RTV Ora, Ylli Ndroqi, ndërsa shtoi se kur del kundër pushtetit ai të sulet.

Manjani: Është dhe ka qenë një ekran i lirë, nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Është një ekran që e kam preferuar. Këto çështjet e konfiskimeve, nuk është një lajm i mirë, që të shohësh në TV policë dhe prokurorë për memorien demokratike. Ne mediet mezi i krijojmë. Ne e dimë se është një TV aty me një kamera.

Media bëhet akoma më e vështirë kur ke një linjë editoriale tënde dhe të bësh një emision pa të marrë kryeministri në telefon. Këto janë pasojat. Unë mendoj se, nëqoftëse Ylli Ndroqi paska qenë kriminel, atëherë Edi Rama i pari, duhet të japë një sqarim pse ka bashkëpunuar dhe është shfaqur në foto një person të tillë? Rama është njeri me informacion shumë të madh, nuk e dinte se Ylli Ndroqi qenka kaq problematik? Apo qëndron variant tjetër që sa punon me ne je burrë i mirë dhe kur na prish punë të sulemi.