Luan Rama: RTV Ora do të vazhdojë të jetë hapësirë e të vërtetës për qytetarët, pavarësisht presioneve
Në nisje të emisionit “Drejt” në RTV Ora, gazetari Luan Rama e filloi me një editoriale lidhur me konfiskimin e RTV Ora nga shteti tashmë.
Rama tha se emisioni bëhet në kushtet e një arbitrariteti nën vendimin e marrë nga një gjykatë që e ka konfiskuar RTV Ora.
Rama: Paradoksalisht ne jemi në drejt nën kushtet e një arbitrariteti nën vendimin e marrë nga një gjykatë që e ka konfiskuar RTV Ora. E ka bërë edhe pse çështja është akoma nën shqyrtim gjyqësor, për arsye që nuk kanë të bëjnë me atë që shfaqet në ekran. Nuk ka të bëjnë me politikën editoriale, por duan t’i bëjnë presion dhe ta manipulojnë hapësirën mediatike dhe politikën editoriale.
Ne jemi të vendosur që t’i shërbejmë paanësisë profesionit dhe të qenit indiferentë ndaj faktorit politik. Misioni ynë është t’i shërbejmë të vërtetës që në RTV Ora, qytetari të gjejë atë që e ka gjetur qysh kur ky ekran është bashkë me ta. Ndërkaq të vazhdojmë që të jemi bashkë sepse sfida për të mbrojtur të vërtetën dhe për të qenë zëri i qytetarëve është një sfidë e përbashkët. RTV Ora do të vazhdojë të përmbushë misioni qytetar dhe në mbrojtje të së vërtetës, i pa kushtëzuar nga faktorët që nuk ka të bëjnë me gazetarinë. Kjo është një hapësirë në të mirë të qytetarëve dhe këtë duhet ta kuptojnë më së miri pronarët, kinse, ata që quhet pronarë pas një vendim gjykata, derisa sa ky proces të mbyllet në mënyrë të drejtë.

