Ilda Dhori: Mbyllja e RTV Ora, qëllim i Ramës të bëjë median të heshtë ndaj së vërtetës

Kemi parë një presion të shtuar të qeverisë jo vetëm ndaj qytetarëve por dhe ndaj medias. Së fundmi kulmoi me vendimin e gjykatës për të mbyllur televizionin RTV Ora.

Deputetja e PD Ilda Dhori në një intervistë për Ora News me gazetarin Everest Dedaj tha se dënon atë që ka ndodhur me RTV Ora.

Gjithashtu ajo u shpreh se mbyllja e këtij televizioni është thjesht vizioni i Edi Ramës dhe qeverisë së tij për të bërë median të heshtë ndaj së vërtetës.

Ilda Dhori: Kjo qeveri e ka shfaqur presionin e madh qytetar, presionin ndaj grupeve të interesit dhe veçanërisht presionin ndaj së vërtetës së thënë nga media. E ka vërtetuar me vendime arbitrare për mbylljen e televizioneve për të cilën shqiptarët sot paguajnë. Do të doja të dënoja atë që lidhet sot me mbylljen e RTV Ora dhe konfiskimin e një pjese të madhe të aksioneve të Ora News. Është thjesht vizioni i Edi Ramës dhe qeverisë së tij për të bërë median të heshtë ndaj së vërtetës. E vërteta po peshon aq shumë mbi kurrizin e qytetarëve sa pavarësisht veprimeve politike është e vështirë ta bëjë të vërtetën të heshtë.