Të rinjtë e FRPD kërkojnë drejtësi për viktimat e tërmetit në Durrës

Një grup të rinjsh të FRPD protestuan pasditen e sotme para Gjykatës së Durrësit për t'i kujtuar institucioneve të drejtësisë të kapura nga kryeministri Rama, sipas tyre, se jetët e humbura në tërmetin e 26 Nëntorit nuk mund të prehen të qetë pa ndëshkuar fajtorët.

Ata deklaruan se Durrësi nuk harron tragjedinë e tëmershme të 26 nëntorit dhe nuk mund të jetë i qetë pa ndëshkuar fajtorët.

Asnjë zyrtar nuk do të vuajë burg për pasojat e tërmetit të 26 nëntorit 2019 në Durrës.

Në prag të përvjetorit të tretë të tragjedisë natyrore, togat e zeza u kanë dhënë pafajësi ish zyrtarëve të lartë lokalë dhe një biznesmeni.