Kamzë, një person me motor qëllon drejt makinave të parkuara, dëmton dy automjete

Një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjeteve të parkuara,në rrugën "Donald Trump", në Kamzë mbrëmjen e së dielës, 6 nëntor.

Nga informacioni paraprak mësohet se autori "ka qenë i ulur pas në motomjet kur ka qëlluar në drejtim të automjeteve të parkuara, për pasojë, dy automjete kanë pësuar dëmtime" informoi sot policia e Tiranës.

Nga të shtënat nuk ka të plagosur ndërsa policia është vënë në ndjekje të autorit të dyshuar.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve.

Ende nuk dihen arsyet që  kanë shtyrë autorin të bëjë një veprim të tillë.